![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/08/moti.jpg)
Kështu do të jetë moti në dy ditët e ardhshme
31 gusht 2021
| 15:36
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
“Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-10 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, ka njoftuar IHMK-ja.