Kështu do të jetë moti në fundjavë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë me dije se nesër (e shtunë) dhe pasnesër (e diel) moti pritet mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu në pjesë të ndryshme të Dukagjinit, kryesisht në perëndim dhe veriperëndim të asaj ane.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius.
Sipas IHMK-së, të dielën moti do të jetë më dinamik, i vranët dhe me kushte për reshje të shiut.
Reshjet me intensitet me të lartë parashihen në pjesën veriperëndimore të vendit, ndërsa pjesët tjera do të kenë më pak reshje. Në fushat barike dhe termike parashihen rënie të dukshme, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimaleve.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.