Kështu do të jetë moti në pesë ditët e ardhshme

22 maj 2022 | 15:27

Në Kosovë gjatë pesë ditëve të javës që vjen do të mbajë mot kryesisht i ndryshueshëm.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) do të ketë vranësira të cilat vende-vende parashihen të sjellin reshje dhe shkarkime rrufesh.

“Mirëpo sa i përket temperaturave, ato do të jenë tipike pranverore. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-32 gradë celsius. Indeksi UV në fillim do të shënojë vlera mesatare, ndërsa nga dita e mërkurë e tutje parashihet të ketë vlera të larta. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperendimi me shpejtësi  1-9m/s”, ka njoftuar IHMK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kourtney Kardashian dhe partneri i saj, Travis Baker u martuan…