Kështu do të jetë moti nesër dhe pasnesër
12 nëntor 2020
| 16:06
Nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me kushte për riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius.
Ndërsa dita e shtune parashihet me mot të vranët dhe intervale me diell.
Temperaturat minimale parashihen të jenë të ngjashme por maksimalet për 1-2 gradë më të larta. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.