
Kështu do të jetë moti nesër në Kosovë
08 dhjetor 2020
| 17:11
“Prishtina Weather” ka parashikuar reshje lokale shiu dhe vranësira gjatë ditës së nesërme.
Në vise malore është paraparë edhe rënie e borës.
Datat:
9.12 – Kryesisht me vranësira dhe erë. Ditën kohë pas kohe me reshje lokale shiu, e në vise malore me borë.
10.12 – Kryesisht me vranësira, pasdite me mundësi për riga lokale shiu.
11.12 – Vranësira dhe intervale me diell. Vonë në mbrëmje me mundësi për reshje shiu.
Temperaturat minimale të ajrit lëvizin nga 2C deri 5C, e maksimalet nga 7C deri 9C.
Do të fryj erë mesatare nga juglindja 2-6m/s, e ditën e mërkurë më e fuqishme deri në 15m/s, vende-vende me hove edhe deri në 20m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, por me tendenca të rënies.