Kështu do të jetë moti për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

16 shkurt 2022 | 16:16

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë me dije nesër (e enjte)  do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Reshjet më intensive priten në veriperëndim, perëndim dhe qendër të vendit, ndërsa pjesa lindore dhe juglindore parashihet të ketë reshje të intensitetit të dobët deri mesatar. Nuk përjashtohen mundësit që në viset malore (alpet shqiptare dhe malet e Sharrit) të ketë reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë celsius. Në viset malore temperaturat do të jen për 2-4 gradë më të ulëta se sa në viset mesatare dhe të ulëta. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, ka njoftuar IHMK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrugëtimi i Kiana Kryeziut dhe Albin Tahiri në Lojërat Olimpike…