Kështu dukeshin veturat e policisë rrugore në kohën e regjimit komunist në Shqipëri
Për të gjithë nostalgjikët Policia Rrugore ka postuar në Facebook një foto të shumë viteve më parë, se si ka qenë kjo strukturë e policisë.
Në një faqe mjaft aktive këtë sezon turistik në Facebook, Policia rrugore ka postuar dhe një foto në celuloid, ku shfaqet policia e makinës së asaj kohe dhe punonjësit e policisë rrugore.
Dikush mund të mendojë se duke qenë se makinat personale ishin një mjet i ndaluar gjatë regjimit komunist, normalisht nuk duhet të ekzistonte as policia rrugore si institucion. Në fakt Policia Rrugore ekzistonte dhe kishte edhe ajo makinat e saj të policisë.
Pikërisht këtë prototip polak, të quajtur Warszawa (Varshava), të përdorur masivisht në vitet 70-80. të cilët nostalgjikët e atyre viteve duhet ta mbajnë mend fare mirë, pasi ishin shumë të rralla dhe binin në sy menjëherë në rrugët e Tiranës.