Kështu duket Oriola Marashi pa makijazh
Modelja shqiptare, Oriola Marashi ka arritur që të ketë një karrierë të suksesshme.
Ajo është prej vitesh imazh i markave të njohura si vendor ashtu edhe ndërkombëtare, ndërsa edhe këtë kohë mbetet e angazhuar me projekte të ndryshme.
Bukuroshja është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në Instagram ajo numëron mbi 700 mijë fansa.
Modelja sjell imazhe të ndryshme, teksa nuk heziton të tregoi edhe pamjen e saj pa makijazh, ashtu siç ka vepruar së fundmi.
Oriola është shfaqur në disa postime duke treguar pamjen e saj se si duket para se të vendos grim për të filluar fotosesionet.
Marashi dukej në formë të mirë dhe mjaft atraktive edhe në pamjen pa makijazh, ndërsa shihet e veshur në një kombinim nga materiale i xhinseve duke vënë në pah edhe linjat e trupit.