
Kështu duket rruga ‘Dardania’ në Fushë Kosovë pas reshjeve të shiut (Foto)
05 qershor 2019
| 15:40
Lëvizja Vetëvendosje në Fushë Kosovë përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në “Facebook” ka publikuar disa fotografi ku shihet se në çfarë gjendje është rruga “Dardania” në Fushë Kosovë pas reshjeve të shiut.
Njoftimi i plotë i Lëvizja Vetëvendosje – Fushë Kosovë:
Rruga “Dardania” bllokohet pas çdo reshje shiu. Kjo vjen si pasojë e ndërtimit pa kritere, ku nuk janë respektuar as kriteret elemantare të infrastrukturës. Me shtimin e ndërtesave kolektive, nuk është planifikuar paralelisht edhe infrastruktura përcjellëse. Rrjeti i kanalizimit aktual është rrjet i cili është planifikuar për lagje me shtëpi, e që kanë kapacitet të vogël e rrjedhimisht nuk mund t’i përballojnë reshjet madje as për reshje shiu disa minutëshe.