Kështu duket shtatorja e Hamëz Jasharit (Foto)
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe nënkryetari Nuredin Lushtaku, kanë vizituar atelienë e skulptorëve Ylber Krasniqi dhe Sabri Behrami, të cilët janë duke e punuar shtatoren e heroit të Kosovës, Hamëz Jashari, vëllai i komandantit legjendar, Adem Jashari.
Me këtë rast, Bekim Jashari, i cili është djali i Hamëz, ka lavdëruar punën e dy skulptorëve.
“Sot isha bashkë me nënkryetarin dhe shokun e bashkëluftëtarin e Adem e Hamëz Jasharit, për të parë punën e skulptorëve tanë, Ylberit dhe Sabriut. Ju lumshin duart të dyve për një vepër kaq të përkryer! Shumë faleminderit! Gjithmonë krenar që jam gjaku yt dhe me veprën tënde!”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.
Shtatorja e Hamëz Jasharit do të vendoset në Drenas së bashku me shtatoren e Shaban e Adem Jasharit.
/Epoka e re/