Kështu e arsyeton BE-ja hartën skandaloze pas shpinës së Lajçakut

25 shkurt 2021 | 11:52

Zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, ka reaguar pas raportimeve ku shfaqet një hartë e Evropës me Kosovën si pjesë të Serbisë, në zyrën e Miroslav Lajçakut.

Ai ka thënë se BE-ja ka status neutral në këtë çështje, duke shtuar se në Kosovë duhet të merren me shumë me dialogun dhe problemet rreth tij.

“Pretendimi rreth hartës është totalisht i pavend dhe i rremë. Kjo hartë zyrtare e BE-së është një linjë me pozicionin e BE-së – status neutral. Do të doja të rekomandoja secilin që të fokusohet në problemet reale që ndihmojnë në avancimin e normalizimit të dialogut, në vend se të përpiqen të bjënë raporte të rreme”, ka shkruar Stano, në një përgjigje në postimin në “Twitter” të gazetarit Adriatik Kelmendi, i cili ka reaguar për këtë rast.

“Miroslav Lajçak duhet të kërkojë falje që dha intervistë derisa ishte ulur para një harte që paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë, përndryshe ai nuk duhet të mirëpritet nga askush në Kosovë të hënën”, ka shkruar Kelmendi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Neil Lennon ka marrë një vendim të papritur duke u…