Kështu e kalojnë britanikët fundjavën (FOTO)
15 shtator 2019
| 14:35
Për britanikët nuk nevojiten temperaturat e larta për të shkuar në plazh dhe moti i çuditshëm këtë fundjavë ka bërë që të mbushen sërish plazhet.
Por jo vetëm bregdeti është vendi i preferuar në kushte të mira atmosferike.
Si pjesë e traditës britanike mund të thuhet se janë edhe garat me kuaj, e ku Zonjat angleze përfitojnë edhe nga moti pa vranësira për të shkuar në stadiume e për të treguar më të mirën nga gardeoba e tyre. Problemi i vetëm mbetet vetëm momenti kur e tejkalojnë me pijet.
Gjithsesi teksa parashikohen edhe dy javë me mot të ngrohtë, siç dallohet edhe nga fotot e më poshtme femrat britanike, e jo vetëm, po mundohen t’i shfrytëzojnë në maksimum këto kaprico të motit, derisa të rikthehen shirat.