Kështu e komenton De Rossi barazim ndaj Juves
02 shtator 2024
| 13:11
Trajneri i AS Roma, Daniele De Rossi ka thënë se ishte e rëndësishme të merrnin një pikë në derbin e Serie A kundër Juventusit (0-0).
“Për ne ishte e rëndësishme të bënim në ndeshje koncize. Qëndruam të bashkuar në një moment me shumë presion te Roma. Ishte e rëndësishme të bënim mirë dhe të dilnim me atë pikë. Nuk ishte një ndeshje e bukur, por një pikë e mirë nisje”, ka thënë De Rossi.