Kështu e komenton Messi fitoren ndaj Liverpoolit

02 maj 2019 | 12:33

Leo Messi shënoi dy gola në ndeshjen ndaj Liverpoolit në kuadër të gjysmëfinales së parë në Ligën e Kampionëve.

Ai ka thënë se rezultati 3-0 është i mirë, po ende asgjë nuk ka përfunduar për faktin se janë edhe 90 minuta për tu zhvilluar në Angli.

“Liverpooli u futëm në lojën e tyre me shumë ritëm, dhe shumë fizikë. Nuk jemi mësuar të mos e kemi topin dhe kjo na kushtoi pak”, ka thënë Messi.

“Rasti i fundit i Dembeles ishte shumë i pastër, katër gola do kishin qenë shumë më mirë se tre, por rezultati është i mirë. E dimë që asgjë nuk është mbyllur. ‘Anfield’ është një fushë e vështirë, ata ushtrojnë presion, por jemi të lumtur me këtë ndeshjes. E rëndësishme është që nuk na shënuan. Në pjesën e parë ne ishim superiorë, ndërsa në të dytën ata ushtruan presion, por nuk patën shumë shanse. E qartë që ata po luftonin për të shënuar një gol, por ky avantazh na jep qetësi”, ka deklaruar Messi.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian  do të kërkojë të rrisë importet e gazit…