Kështu e komenton shortin Christian Panucci
02 dhjetor 2018
| 13:39
Shorti e ka sjellë Kombëtaren e Shqipërisë në një grup mjaftë të fortë ku pjesë e saj është edhe kampionia e botës, Franca.
Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, ka bërë të ditur se kuqezinjtë e synojnë pozitën e dytë në grup.
“Mund të shkonte më mirë më keq, por ne e pranojmë. Do të bëjmë të pamundurën. Franca është favoriti kryesor. Gjëja më e rëndësishme për ne është të rikuperojmë lojtarët. Nëse nuk kam lojtarët nuk do të kem rezultate. Në Shqipëri nuk interesohen për gjendjen e lojtarëve, vetëm për rezultatin”, ka thënë Panucci.
/Epoka e re/