Kështu e kujtoj Ditën e çlirimit të Prishtinës
Shkruan: Muharrem Mahmutaj
Ndjehem krenar që kam pasur nderin e madh të jap kryelajmin për kryeqytetin e lire, lajmin për hyrjen triumfale të UÇK-së në dhe Zonës Operative të Llapit ne Prishtinë .
Edhe sot 20 vjet pas i kam të freskëta emocionet e papërshkruara të asaj dite madhështore dhe të papërsëritshme të historisë.
Nuk mund të këtë ditë më të rëndësishme për një kryeqytet sesa Dita e Çlirimit, ashtu siç nuk mund të ketë lajm më të madh sesa lajmi për fitoren. Lajmi për lirinë.
Për Prishtinën edhe fitorja edhe liria kanë një datë të përbashkët, 11 qershorin e 1999 .
Kjo ditë duhet të nderohet e festohet gjithmonë me dinjitet ashtu siç duhet të nderohen e kujtohen me respekt të ata që e sollën këtë ditë: ata që dhanë jetën, që dhanë gjymtyrët dhe gjithçka që e patën më të shtrenjtë.
Në këtë ditët duhet të nderohet e kujtohet me respekt kontributi i të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.
I mungojnë këtij përvjetori jubilar të lirisë shumë heronj e figura të rëndësishme! I mungon këtij përvjetori edhe një prej simboleve të lirisë se Kosovës, Adem Demaçi dhe shumë ideatorë dhe prijës që e mbajtën gjallë ëndrrën për liri!
Në këtë 20-vjetor lirie duhet të nderohet kontributi i ShBA-së, NATO-s dhe të gjithë miqve dhe partnerëve që e ndihmuan lirinë e Kosovës dhe u bënë pjesë e pandashme e kësaj lirie!
Autori ka qenë zëdhënës i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit