Kështu e mashtroi “Qumili” ushtrinë jugosllave
Humoristi i njohur gjakovar, Sevadi Radogoshi përmes llogarisë së vet në “Facebook”, ka njoftuar se si i ka mashtruar ushtrinë jugosllave dhe drejtuesit e saj në kazermen e Zagrebit.
Radogoshi i njohur në Kosovë si “Qumili”, ka treguar sesi për rreth një muaji e ka lujtuar rolin e njeriut që ka njërin sy të mbyllur vetëm e vetëm që të mos e kryej shërbimin ushtarak , ndërsa rregullat e APJ-së së asaj kohe kanë qenë strikte.
Njoftimi i plotë i Sevdai Radogoshit pa ndërhyrje:
Viti 1985, ushtar në Zagreb!
Kur me erdhi ftesa qe te shkoj ushtar, isha baba i dy femijeve dhe ne pritje te femiut te 3t!
Nuk doja te shkoja ne ushtri sepse babain e kisha te moshuar dhe isha i vetmi femije qe punoja per ta mbajt shtepin me 10 antare!
Mua mu desht te luaj nje rol jetesor qe te bindi ushtrine Yugosllave qe nuk jam i afte per te kryer ushtrine, dhe te kthehesha ne shtepi per te punuar!
– Ky ishte roli im ne ushtrine e Yugosllavis me nofken “Sulo Tarzan” (me njerin sy te mbyllur). Aktrimin e beja te ngjajshem me rolin e njohur te sotit “Uka”.
Me kete rol arrita te mashtroj te gjithe ushtrine Yugosllave duke filluar nga Rreshteri deri te Neuro psikiatri dhe te mbaroj ushtrine per 1 muaj, ku detyrimi ushtarak ishte te kryheshin 15 muaj te obligueshme!
Dhe u veteshpalla doktor i aktrimit?!