Kështu e nderojnë arsimtarin e pensionuar nxënësit e “Ganimete Terbeshit” në Ponoshec

10 nëntor 2023 | 12:42

Shkolla fillore e mesme e ulet “Ganimete Terbeshi” e cila gjindet në fshatin Ponoshec të Gjakovës, sot ka përcjell për në pensionim arsimtarin,  Muhamet Hamza. Arsimtari Hamza i cili është nga fshati Shishman i Bokës, ka mbajtur ditarin në dorë për rreth 45 vite. Dhe sot kolektivi i shkollës bashk më nxënësit i kanë përgatitur një tortë dhe e kanë përcjellë më nderimet më të larta mësuesin e patriotin Muhamet Hamza. Kështu thuhet në njoftimin e shkollës.

Shkolla fillore e mesme e ulet “Ganimete Terbeshi” e cila gjindet në fshatin Ponoshec të Malësisë së Gjakovëse dikur kishte rreth 500 nxënës të cilët vinin nga fshatrat; Ponoshec, Morinë, Popoc, Subëll e Berjahë. E tani ku numër ka ra dukshën, dhe arsyeja nuk është vetëm migrimi por edhe shkollat tjera të ndërtuara në fshatrat për’rreth. Kujtojmë se MASHT-i, ka filluar ndërtimin e objektit të ri të kësaj shkollë në temelin e shkollës së vjetër dhe pritet që brenda vitit 2024 të jetë e gatshme për nxënësit e Malsisë.

Njoftimi i plotë i Shkolla fillore e mesme e ulet “Ganimete Terbeshi” Ponoshec:

Një jetë të tërë në arsim, 45  vite me ditar në dorë në shërbim të nxënësve dhe atdheut, z. Muhamet Hamza  sot doli në pension.

Ishe dhe do të mbetesh gjithmonë model për ne kolegët dhe nxënësit tuaj.

Kolektivi i shkollës është mirënjohës për gatishmërinë, përgjegjshmërinë dhe profesionalizmin e treguar ndër vite.

E gëzofsh pensionin!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylie Jenner ua shfaqi fansave një dukje nga koleksioni i…