Kështu e pret Gjukanoviç rrëzimin e qeverisë së Abazoviçit
Parlamenti i Malit të Zi është në tension për më shumë se 12 orë pasi Partia Demokratike e Socialistëve (më e madhja në Mal të Zi) ka iniciuar votë mosbesimi për qeverinë e Dritan Abazoviç, por kryetari i DPS-së, Milo Gjukanoviç, krejtësisht në tjetër gjendje emocionale po e përjeton seancën e gjatë parlamentare.
Ai është parë në një nga vendet me ekskluzive në Mal të Zi, me këmishë të shthurur, duke kruar dhëmbët dhe pritur që deputetët e tij ta kryejnë punën.
Iniciativa për mosbesimin ndaj qeverisë së Abazoviç-it është paraqitur nga 36 deputetë të DPS-së, Partisë Socialdemokrate, Partisë Liberale, Socialdemokratëve dhe Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve vetëm pak orë pasi Abazoviç nënshkroi Marrëveshjen/Kontratën Themelore me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe.
Seanca ende po vazhdon me replika e kundër replika, kurse Abazoviç ka prezantuar edhe një nismë për qeveri teknike ku ai prapë do të mbetej kryeministër.