Kështu e shpjegon Lis Shoshi humbjen nga Rumania
Basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Lis Shoshi beson se Kosova luajti mirë ndaj Rumanisë, por humbja erdhi si pasoj e asaj që rumunët shënuan shumë trepikësha në çastet më të vështira të ndeshjes.
“Kemi luftuar deri në fund, për asnjë moment nuk jemi dorëzuar, kemi qenë në lojë për 40 minuta, por në fund nuk ia dolëm. Plani ynë i ndeshjes ishte që Rumania të qëndroj sa më larg koshit tonë. Ne duhet të përgëzojmë Rumaninë për ndeshjen e treguar, e sidomos për trepikëshat e shënuar në çastet më të vështira të ndeshjes. Ata ishin të mirë nga gjuajtjet nga largësia. Ne kemi luajtur pa Malcolm Armstead, ndërsa kanë munguar edhe dy lojtarë mjaft të rëndësishëm për ekipin tonë, por duhet të përgëzojmë lojtarët e ri që e dhanë maksimumin në parket. Ata me të vërtetë e arsyetuan besimin e dhënë nga trajneri dhe me mjaft sukses e mbrojtën fanellën e Përfaqësueses”, ka thënë Shoshi.