“Kështu flasin kriminelët e agresorët”, zëvendësi i Xhelal Sveçlës fjalë të rënda për Edi Ramën

09 maj 2022 | 18:16

Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili në Konferencën e 18-të të nismës Adriatiko-Joniane, foli për raportet që duhet t’i kenë shtetet e Ballkanit mes vete, duke thënë se duhet të harrohen, sipas tij, rrëmujat e së kaluarës, ka bërë që të reagoi zëvendësi i Xhelal Sveçlës.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, duke iu referuar një fjalimi të tillë tha se kështu flasin “agresorët dhe kriminelët”.

Gashani, në një postim në Facebook teksa ka publikuar edhe një video, shkroi se ashtu nuk flasin viktimat, të cilëve askush nuk iu ka kërkuar falje deri më tani.

“Kryeministri i Shqipërisë paska thënë se ‘duhet harruar rrëmujat e së shkuarës’. E para, unë po them se kështu flasin agresorët e kriminelët, jo viktimat, të cilëve madje askush as nuk u ka kërkuar falje”.

“Dhe, e dyta, nuk bën të harrohet as ‘rrëmuja’ e as dhembja. Sepse, nuk ka paqe, nuk ka pajtim, nuk ka lëvizje para, pa e trajtuar dhembjen”, shkroi ai.

Ditë më parë, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, foli për raportet e shteteve ballkanike.

Ai tha se “Serbia nuk të shkojë kurrkund dhe se të gjithë ne jemi këtu”.

“Fqinjët nuk i zgjedh. Gjyshja ime më tha ‘komshiu i lumtur ,shtëpi e lumtur’. E kundërta është thjesht një makth. Serbia nuk do të shkojë kurrkund, ashtu si dhe kroatët, malazezët. Të gjithë ne do të jemi këtu. Na duhet ta zgjidhim dhe të rritemi dhe të harrojmë të gjithë rrëmujën që kemi krijuar për njëri-tjetrin”.

“Të mos harrojmë sa shumë kanë përfituar të tjerët në kurrizin tonë, mbi shpatullat tona, për shkak të telasheve që kemi hapur vetë. Sa e madhe është humbja për të investuar në urrejtje. Rruga është ende e gjatë për ne. Por sot jemi një vend më i mirë, krahasuar me ku ishim”, u shpreh Rama.

Rama, luftën në Ukrainë e quajti mësim të jashtëzakonshëm, teksa tha se duhet që shtetet të ecin në rrugën e paqes, për të shmangur, sipas tij, rënien në kurthet e së shkuarës.

“Mësimi i kësaj lufte është i çmuar për të gjithë ne. Është një moment shumë i rëndësishëm për të gjithë historinë tonë. Nga ana tjetër, është e rëndësishme që ta bëjmë këtë bashkëpunim në vlerë të shtuar. Nuk ka aspak dyshim se individualisht jemi më mirë sot seç ishim më parë, por së bashku ende po humbasim shumë nga potenciali ynë për ta bërë jetën shumë më të mirë”, deklaroi ai.

Megjithatë, një deklaratë e tillë ka nxitur reagime nga politikanë e pjesëtarë të shoqërisë civile, të cilët kanë kritikuar gjuhën e të parit të Partisë Socialiste. | Demikracia

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetarja Arbana Xhara e cila jeton që një kohë në…