Kështu i trajtonin gardianët serbë të burgosurit gjatë luftës në Burgun e Lipjanit

10 korrik 2023 | 11:43

Ish i burgosuri politik Musa Gashi, nga Balinca e Malishevës ka postuar një rrëfim tronditës nga burgu i tij dhe torturat që ka përjetuar në Burgun e Lipjanit. Për publikimin e këtij rrëfimi është nxitur nga lajmi për arrestimin e gardianit serb të asaj kohe në Burgun e Lipjanit, Dragisha Milenkoviq, i cili u arrestua nën akuzat për krime lufte.

Ky është rrëfimi i plotë i z. Gashi:

“Nisur nga lajmi i burgosjes së një ish gardiani serb në Burgun e Lipjanit, papritmas m’u kthye kujtesa edhe mua tek ajo kohë kur edhe unë si shumë të rinj shqiptarë isha aty atëherë.

Por si ndodhi që unë të jem aty?

Pa dashur t’ju lodh e mërzisë, do të doja t’ju dëftoj shkurtazi një copë rrëfimi për burgun tim.

Isha i ri, student, atëherë kur në mëngjesin e datës 19 maj 1999 derisa po qëndroja bashkë me prindërit në një shtëpi në Bregun e Diellit në Prishtinë, më morën edhe mua dhunshëm milicia serbe, të cilët po bastisnin shtëpitë nëpër lagjet pothuajse të zbrazura të Prishtinës dhe po burgosnin të rinjtë shqiptarë. Bashkë me mua morën edhe djalin e axhës tim, Valonin, i cili ishte me i ri se unë.

Ne ishim aty ngase ishim të larguar dhunshëm nga shtëpitë tona, nga luftimet që po zhvilloheshin atje.

Dhe, mund të them se jeta ime ndryshoi krejtësisht nga ai moment.

Bashkë me shumë të rinj të tjerë që i kishin marrë dhunshëm gjithashtu nga shtëpitë tjera, na futën në një pizgauer ku të zihej fryma, dhe na dërguan në Stacionin e milicisë në Mëhallën e Muhaxhirëve, ku iu nënshtruam dhunës fizike për disa orë me radhë.

Dhunës fizike, ndoshta është pak të thuhet dhe nuk mjafton që ajo dhunë të përmblidhet vetëm me fjalën dhunë fizike, ajo ishte më shumë se dhunë fizike, ishte dhunë shtazarake.

Na mbajtën aty dhe ashtu deri rreth mesdite kur na ngarkuan prapë nëpër pizgauerë dhe na nisën rrugës. Ne nuk e dinin kah po na dërgonin dhe çka po ndodhte me ne, mirëpo me vonë e kuptuam se po na dërgonin në Burgun e Lipjanit.

Më vonë e kam menduar, ndoshta ishte plani të na dërgonin edhe neve në Burgun e Dubraves, por meqë atje kishte pasur bombardime atë ditë me gjasë për këtë na e ndërruan destinacionin dhe na dërguan në Burgun e Lipjanit. Të na grumbullonin të gjithë të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës, ku dhe përreth të cilit ishin të stacionuara forca militare e paramilitare serbe, dhe të burgosurit ishin aty ‘mish për top’.

Atje na zbritën dhe duke kaluar mes gardianeve të egërsuar, na drejtuan në një vend në oborrin e burgut, prej nga na merrnin me radhe, na kontrollonin, na identifikonin dhe na dërguan afër një muri ku ishim te detyruar te qëndronim te shtrire përtokë, te mbështetur ne duar dhe këmbë..

Në këtë pozicion na rrahën me ore te tera, fillimisht si dukej gardianet, pastaj edhe te burgosurit serbë, dhe kur u lodhen ata filluan të nxirrnin disa nga ne nga rreshti qe t’na rrihnin, ndërsa ata po pinin alkool, këndonin e shanin

Pastaj kur filloi te binte terri, na urdhëruan te shkojmë ne dhoma. Rrugës, e kujtoj se me ka rene te fiket disa here dhe te tjerët me kane bartur ne krahë deri ne dhome.

Ajo qe kujtoj është se posa me lëshuan mua ne dysheme ne dhomën ku na dërguan ata qe më bartën mua u alivanosën. Ishim të dërrmuar nga rrahja.

Në një dhomë të vogël, nr 8, na shtinë shume veta. Aty kam njohur Xhevatin (Podvoricën), të cilin me vonë e kuptova se e kisha takuar edhe një herë më përpara, po ashtu kam njohur bacën Halil Lika, i cili njihte babain tim dhe familjen time, pastaj Bastriun (Dragushën), i cili u përkujdes për mua sa isha në dhomë, Ilazin (Gashin), Suadin (Lushtakun), e plot të tjerë te cilëve ju kërkoj ndjese qe nuk po ua përmend emrat, ngase mund te harroj ndonjërin dhe nuk dua qe ata te ndihen sikur i kam harruar.

Te gjithë ishin shumë te rrahur dhe ishin te dërrmuar, ndërsa unë nuk mund te ngrihesha fare dhe qëndroja i shtrire.

Kujtoj se pas dy apo tri ditësh na dërguan tek mjeku aty ne burg (stacionar), i cili kur me pa ashtu me pyeti me hipokrizi çfarë ka ndodhur me ty kështu?! Se nuk e dinte ai, çfarë kishte ndodhur me ne ashtu!

Ne këto kushte na mbajtën disa dite, derisa na transferuan ne sallën e sportit. Me vone e kam kuptuar se kërkohej te krijohej hapësirë shtese aty ne burg për te burgosurit qe po i transferonin nga Burgu i Dubraves, i cili ishte bombarduar dhe ku kishte ndodhur masakër ndaj te burgosurve nga ana e gardianeve.

Rruges derisa po na transferonin nga dhoma, po kalonim mes gardianeve te cilët na rrihnin vazhdimisht. Unë nuk mund te ecja dhe baca Halil me barti ne shpine dhe nuk me lëshoi edhe pse i meshonin sa mundnin atij.

Ne sallën e sportit mund te them se ishim rreth 350 veta.

Aty e ri takova Valonin, i cili kur me pa ne atë gjendje me qëndronte afër dhe mundohej te përkujdesej për mua edhe pse edhe ai ishte i dërrmuar nga rrahja. Aty njoha bacën Shaban (Hoxha), bacën Zaim (Kurti), e plote të tjerë te cilët na flisnin dhe na ndihmonin aq shume. Diku ne një qoshe qëndronte edhe Halil Matoshi, gazetari i njohur, por qe nuk i ndihej zëri fare.

Qëndronim te ulur dhe flinim ne parket, na sillnin shume pak për te ngrënë dhe ujë te turbullt për te pirë.

Për disa ditë me radhë ne këto kushte na mbajtën ne këtë salle. Pas disa ditësh sollën edhe te tjerë te cilën ishin te dërrmuar nga rrahja, dhe me sa kuptuam ata i sollën nga rrethina e Drenasit dhe Drenicës

Gjatë këtyre ditëve inspektorët merrnin në pyetje vazhdimisht secilin nga ne, në dhoma te ndara dhe dhuna ishte e vazhdueshme.

Derisa, me 9 qershor, pasi u fiken dritat dhe u shtrime te flemë, pak pas orës 21:00, papritmas u ndezën dritat prape dhe ne salle u futen gardianet, te cilët na urdhëruan te rreshtohemi. Ne nuk dinim çka po ndodhte dhe ishim shume te shqetësuar. Jashtë dëgjoheshin krisma te shumta armesh, dhe natyrisht qe mendonim se diçka e keqe do te ndodhte me ne.

Një gardian, i cili foli shqip, shpërndau një pako cigaresh dhe kërkoi qe te mos shqetësohemi ngase kjo është një procedure e zakonshme, dhe na njoftoi se do te na shpërndanin neper dhoma.

Nga dhoma nr. 8 na ndanë vetëm mua e Xhevatin dhe na dërguan ne një dhome burgu ku kaluam natën te shtrire ne parket me plot të tjerë të rinj shqiptarë. Ne mëngjes na i lidhen duart mbrapa me sixhim. Për fat te keq mua m’i lidhen aq shtrëngueshëm sa qe ndjeja dhimbje te padurueshme. Me kot Xhevati, i cili kishte te lidhura pak me lirshëm, u mundua qe te m i liroj.

Pastaj na urdhëruan te dalim dhe hipim neper autobusë te cilët ishin ne oborrin e burgut. Dhuna vazhdonte gjate tere kohës.

Ne autobus na ra te ulemi bashke me Xhevatin ne një ulëse. Ishim te urdhëruar qe me duart te lidhura mbrapa te qëndronim me kokën te mbështetur përpara ne ulëse. Ne autobusin e mbushur plot me te burgosur ishte një shofer dhe një gardian i armatosur.

Ne nuk e dinim çka kishte ndodhur, dhe kah po na depërtonin. Ishte 10 qershori i 1999-tes, dhe temperaturat ishin shume te larta. Udhëtuam kështu gati tere ditën, nuk mund te ngrinim kokën dhe te shihnim kah po na qonin. Rrugës përmes radios se autobusit kuptuam se ishte arritur marrëveshja (e Kumanovës) dhe lufta kishte mbaruar …”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se edhe vitin…