Kështu mbyllen tri ndeshjet e Superligës
01 prill 2018
| 16:02
Derbi në mes Feronikelit dhe Llapit ka përfunduar me rezultat 2-2. Për vendasit shënuan Milicaj dhe Morian, kurse për Llapin shënuan Namani dhe Blakçori.
Trepça ’89 e ka fituar ndeshjen ndaj Drenicës, me rezultat 1-0. Dhjetë minuta pa përfunduar ndeshja ka realizuar Otto John.
Ndërsa në ndeshjen e tretë, Gjilani e ka shkatërruar Vllazninë e Pozharanit duke e mposhtur me rezultat 4-0. Betim Haxhimusa shënoi tre gola, kurse një tjetër e shtoi Fisnik Papuqi.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)