“Kështu na ka hije” – Gold AG publikon foto me veshje kombëtare

07 shkurt 2023 | 15:13

Reperi i njohur, Gold AG është i njohur për frymën e tij patriotike dhe dashurin ndaj kombit shqiptar.

Krahas këngë të shumta që i kushtohen vendit dhe heronjve kombëtar, reperi nga Presheva kësaj radhe ka ardhur me një foto.

Në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Gold AG ka publikuar një imazhe ku shihet me veshjen kombëtare.

“Kështu na ka hije”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë ku edhe pranoi komente të shumta nga ana e fansave.

Sa i përket muzikës, kënga e tij e fundit është bashkëpunimi me artistin Nikollë Nikprelaj “Shqipja e trollit”.

Kënga u lansua në dhjetor të vitit të kaluar dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 500 mijë klikime në kanalin zyrtar të reperit në YouTube.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi do ta shfrytëzojë të drejtën që ta blejë Kristjan…