Kështu përfunduan tri ndeshje në Serinë A

16 dhjetor 2018 | 16:58

Kanë përfunduar tri ndeshje të zhvilluara në Serinë A. Fitore kanë shënuar Fiorentina, Sassuolo dhe Sampdoria.

Empoli shënoi e para në ndeshjen ndaj Fiorentinës nëpërmjet Rade Kruniq, në minutën e 24-të. Pesë minuta para pushimit Kevin Mirallas barazoi shifrat në 1-1. Në pjesën e dytë Giovanni Simeone dhe Bryan Dabo vulosen fitoren e vendasve me rezultat 3-1. Për mysafirët gjatë gjithë ndeshjes luajti futbollisti shqiptar Frederik Veseli.

Frosinone u mposhtë nga Sassuolo (0-2), kurse Sampdroia e mposhti Parmën (2-0). Nga ora 18:00 përballen Cagliari-Napoli dhe nga ora 20:30, Roma e pret Genoan.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Makineri të rënda dhe ekipe të shumta mobile kanë dalë…