Kështu përgjigjet Kurti kur pyetet se a ka qenë pjesë e UÇK-së
01 qershor 2021
| 12:50
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjes se a ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
I pyetur nga gazetarët se a ka qenë pjesë e UÇK-së, Kurti ka thënë se nuk është koha për fushatë zgjedhore, dhe se fushatën do ta bëjnë pas pushimeve verore.
“Sa i përket fushatave zgjedhore, ato do t’i bëjmë pas pushimeve verore, tani jemi për të parë punimet infrastrukturore”, ka thënë Kurti para gazetarëve.
Ndryshe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – “Remi”, në një debat televiziv kishte thënë se Kurtin e ka pasur bashkëluftëtar në UÇK.
Kjo deklaratë e “Remit” kishte ngjallur debat në opinionin publik.