Kështu po e presin qytetarët presidentin Thaçi në pikën kufitare në Morinë
17 korrik 2020
| 20:02
Qytetarë nga vende të shumta kanë shkuar në pikën kufitare në Morinë për të pritur presidentin e vendit, Hashim Thaçi, i cili ka mbërri në Tiranë nga Haga pas intervistimit katër ditor që kishte nga Dhomat e Specializuara.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se ka mbërritur në Tiranë.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë.
“Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë. Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë!”, ka shkruar Thaçi. /Express/