Kështu pritet të jetë moti nesër në Kosovë

06 prill 2021 | 14:49

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se nesër (e mërkurë)  në Kosovë do të mbajë mot i vranët, ku pritet të ketë  reshje shiu dhe bore.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë celsius.

“Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë celsius. Të enjten parashihet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-11 m/s”, ka njoftuar IHMK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike…