Kështu do të jetë moti për pesë ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të ketë stabilizim të motit, përjashtuar ditën e hënë dhe pjesërisht të martën ku pritet të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
“Nga e mërkura sërish do të ketë ngritje të temperaturave në të dy vlerat ekstremale duke ju përgjigjur mesatareve të viteve tjera. Të enjten sërish do të ketë kushte për reshje shiu, por që nuk do të reflektohen në uljen e vlerave termike. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë celsius, përjashtuar dy ditët e para të javës ku maksimalet do të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 6m/s”, ka njoftuar IHMK-ja.
/Epoka e re/