Kështu do të jetë moti për vikend
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë dy ditëve të fundjavës vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulet atmosferik.
Ky institut ka theksuar se si pasojë e këtyre kushteve moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me stuhi të fuqishme lokale.
“Në këto kushte si pasojë e krijimit të vranësirave të dendura dhe jostabile dhe ndryshimit të masave termike në stade të ndryshme të troposferës do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe me stuhi lokalisht të fuqishme. Stuhitë do ta përfshijnë pjesën veriore dhe verilindore të Serbisë duke e shtrirë veprimin edhe në pjesën verilindore dhe veriore të shtetit tonë, por me një fuqi më të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi mbi 16m/s”, është thënë në njoftimin e IHMK-së.
/Epoka e re/