Kështu u eliminua komandanti më i fuqishëm i Iranit, urdhri u dha nga Trump

03 janar 2020 | 10:49

Komandanti më i fuqishëm ushtarak i Iranit, gjenerali Qasem Soleimani, është vrarë nga një sulm ajror amerikan në Irak. 62-vjecari i kishte shtrirë operacionet ushtarake të republikës islamike në Lindjen e Mesme si kryetari I forcave të saj elitë Quds. Soleimani u vra ne aeroportin e Bagdadit, së bashku me një grup milicësh të mbështetura nga Teherani.

Urdhri për sulmin është dhënë nga presidenti Donald Trump. Kjo vrasje përbën një përshkallëzim të ndjeshëm të tensioneve mes Washingtonit dhe Iranit.

Teksa shpallte tre ditë zije në vend, lideri suprem Iranian, Ajatollahu Ali Khamenei tha se: “kriminelët pas këtij sulmi I pret një shpagim I ashpër”. Gjenerali Soleimani shihej gjerësisht si figura e dytë më e fuqishme në Iran pas Khameneit.

Forca e tij Quds, një njësi elitë e rojeve revolucionare Iraniane, i përgjigjej direkt Ajatollahut ndërsa vetë Soleimani lartësohej gati në nivelin e figurës së një heroi kombëtar. SHBA ndërkohë e konsideronte komandantin e Forcës Quds si terrorist, ndërsa njësinë e konsideronte përgjegjëse për vdekjen e qindra amerikanëve.

Gjeneralit i Iranit u bë copash nga predha amerikane, trupi i tij u identifikua vetëm nga unaza.

Detaje të reja kanë dalë nga sulmi amerikan që vrau Gjeneralin e Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani, në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit.

Sulmi u krye në orët e para të ditës së premte dhe shënjestra ishin dy makina me të cilat po udhëtonin Soleimani dhe milicë të Irakut, të cilët po e merrnin nga aeroporti.

Soleimani sapo kishte mbërritur në Bagdad pas një fluturimi nga Siria. Katër predha me precizion të lartë goditën dy makinat që kishin brenda Soleimanin dhe eskortën e tij, sipas zyrtarëve amerikanë.

Në sulm u vra edhe Abu Mahdi al-Muhandis, kreu i milicisë irakiane që mbështetet nga Irani, përgjegjëse për sulmin ndaj Ambasadës Amerikane në Bagdad.

Dy zyrtarë amerikanë thanë se trupi i Soleimanit u bë copash nga sulmi dhe është identifikuar vetëm nga unaza që mbante. Ndërkohë që trupi i Al-Muhandisit nuk është gjetur ende.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur sot aktgjykimin për rastin…