Kështu u festua në botë Kurban Bajrami (Foto)
21 gusht 2018
| 16:22
Myslimanët anembanë botës janë duke festuar ditën e parë të Kurban Bajramit.
Kjo festë shënon gatishmërinë e Ibrahimit, të njohur si Abrahami në tradita tjera, për të sakrifikuar djalin e tij për Perëndinë.
Gjithashtu kjo festë shënon ditën kur myslimanët kryejnë pelegrinazhin e Haxhit në Arabinë Saudite, një detyrë fetare e detyrueshme që duhet të kryhet të paktën një herë në jetën e të gjithë myslimanëve të rritur.