Kështu u mbyllen sot dy ndeshjet e Superligës
30 tetor 2018
| 15:27
Janë zhvilluar dy ndeshjet e para të xhiros së trembëdhjetë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.
Kampionia në fuqi e elitës, Drita e mposhti Flamurtarin në kryeqytet me rezultat 0-1. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi në pjesën e parë, Endrit Krasniqi pas një asistimi të mirë nga Xhevdet Shabani.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Prizren nuk pati fitues, pasi Liria dhe Ferizaj luajtën baras 0-0. Katër ndeshjet tjera zhvillohen nesër (e mërkurë).
/Epoka e re/