Kështu u mbyllen tri ndeshjet e Superligës

31 tetor 2018 | 15:29

Feronikeli nuk ka gabuar në ndeshjen ndaj rivalëve të Drenicës, pasi shënoi fitore me rezultat 2-1. Golat për skuadrën fituese i shënuan Jean Carioca dhe Kastriot Rexha, derisa për mysafirët shënoi Osman Mziu.

Në ndeshjen tjetër Ballkani e befasoi skuadrën e Llapit, pasi e mposhti me rezultat 0-1, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajzaiti”’ në Podujevë.

Fitores i është gëzuar edhe skuadra e Gjilanit që e mposhti KEK-un, me rezultat 2-0.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro zhvillohet nga ora 17:45 në mes Prishtinës dhe Trepçës ’89 nga ora 17:45.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa, ka pritur…