
Kështu u prit ndërrimi i moteve në “Trepçë”
Punëtorët e “Trepçës”, si dhe strukturat udhëheqëse të kësaj ndërmarrje, ndërrimin e motmoteve e pritën sëbashku dhe nën përkujdesjen e pasurisë më të madhe të vendit “Trepçës”.
Janë punëtorët e minierës së Stantërgut, përkatësisht ndërrimi i tretë , të cilët edhe në këto momente janë në vendet e tyre të punës, e që është i domosdoshme për funksionimin e minierës. Këtë e bëri të ditur kryesuesi i bordit të “Trepçës”, Ardian Syla, i cili shkroi se “ndërrimin e motmotëve e kalumë në minierën e Stantërgut me punëtorët e ndërrimit të tretë të cilët edhe në këto momente janë në vendet e tyre të punës, të domosdoshme për funksionimin e minierës”.
“Bashkë me anëtarët e Bordit, Kryeshefin Ekzekutiv, Drejtorin e Njësisë për Ndërmarrje Publike, Sindikatën e Trepçës, ndërrimin e motmotëve e kaluam në minierën e Stantërgut me punëtorët e ndërrimit të tretë të cilët edhe në këto momente janë në vendet e tyre të punës, të domosdoshme për funksionimin e minierës. Me Fat!”, ka njoftuar Syla.
/Epoka e re/