Kështu u votuan partitë politike në Norvegji, Hamburg e Bernë

27 shkurt 2025 | 07:39

Nga votimet e diasporës në Hamburg shumicë të madhe të votave ka marrë Lëvizja Vetëvendosja: përkatësisht 189 vota nga 236 vota.

Partia Demokratike i ka marrë 17 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 16. Kurse dy herë është votuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

LVV njëjtë prin edhe në konsullatën e Kosovës në Bernë. Nga 384 vota ka marrë 301, PDK ka marrë 22 vota, LDK 36 dhe AAK 1.

Kurse nga gjithsej 385 votues në konsullatën e Kosovës në Norvegji, Lëvizja Vetëvendosjes del t’i ketë marrë 351 vota – shumicën dërrmuese të tyre.

Në këtë konsullatë, PDK-ja ka marrë 15 vota ndërsa LDK-ja 12.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur…