Kështu votuan turqit në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare (Foto)
25 qershor 2018
| 11:02
Republika e Turqisë të dielën ka mbajtur zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
Sipas rezultateve preliminare, Rexhep Taip Erdogan ka fituar zgjedhjet presidenciale qysh në raundin e parë. Ai ka arritur të fitojë më shumë së 52 për qind të votave.
Po ashtu, sipas rezultateve preliminare, zgjedhjet parlamentare i ka fituar Aleanca Popullore në krye me partinë e Erdoganit.
Kjo aleancë ka arritur të fitojë 343 ulëse në Parlamentin e Turqisë, apo 53.65 për qind të votave.
Burimi i rezultateve: TRT HABER