Kështu zbukurohet Shtëpia e Bardhë për festat e fundvitit (FOTO)

03 dhjetor 2019 | 15:18

Dekoratat e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë – të kompletuara me dëborë të rreme, zbukurime të Yjeve dhe Stripes dhe kalendarit të madh të aventurave

Në Shtëpinë e Bardhë tashmë kanë ardhur festat. Ajo është zbukuruar dhe fotografitë janë publikuar nga mediat e huaja. Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, shikohet teksa qëndron në hollin e madh.

Ndërkohë në një njoftim për shtyp, Melania ka njoftuar zyrtarisht se dyert janë të hapura dhe është çelur sezoni i Krishtlindjes për këtë vit.

Ndërkohë nga fotografitë e shumta vihet re dekori që është zgjedhur këtë vit për dhomat e ndryshme të Shtëpisë së Bardhë. Aty  mbizotëron ngjyra gold, e bardhë, pemët jeshile dhe zbukurimet me ngjyra të ndryshme.

‘Shpirti i Amerikës po shkëlqen’, kështu e quan Melania atmosferën e krijuar këtë vit e cila përmend traditat, zakonet dhe historinë që e bënë Amerikën atë që është sot.

Të dielën në mbrëmje, pasi u kthye nga një fundjavë pushimesh në Florida për të festuar Ditën e Falënderimeve, bëri një shëtitje të fundit në Shtëpinë e Bardhë, duke kontrolluar detajet e dekorimet, të cilat u vendosën gjatë kohës që ajo nuk ishte aty, por gjithçka e zgjedhur nga vetë ajo.

Siç është tradita, vullnetarë nga 50 shtete futen në Shtëpinë e Bardhë dhe ndihmojnë në vendosjen e dekorimeve. Më shumë se 2.500 drita janë vendosur për të ndriçuar Shtëpinë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se KB Feronikeli…