
Kessie, afër transferimit te Juventusi
Franck Kessie duket se do të rikthehet në Serie A pas vetëm një viti të kaluar te Barcelona.
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë është objektivi kryesor i Juventusit për repartin e mesfushës. Për shkak se transferimi është afër të kompletohet, afrikani nuk është paraqitur fare në ndeshjen miqësore që Barcelona e zhvilloi me Milanin. Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez.
“Franck nuk ka luajtur për shkak të një lëndimi të vogël. Sa për të ardhmen e tij, mund të them se ai e di saktësisht se si është situata”, ka deklaruar Xavi.
Me ardhjen e Ilkay Gundogan dhe Oriol Romeut, hapësirat e Kessiet në formacionin e Barcelonës janë edhe më të limituara, pasi aty janë edhe Pedri, De Jong dhe Gavi.
Katalunasit synojnë që nga shitja e mesfushorit të fitojnë rreth 30 milionë euro, shumë që Juventusi po mundohet ta zbresë edhe më shumë.