Kessie arrin marrëveshje me Barcelonën
26 janar 2022
| 17:13
Franck Kessie duket se ka ndarë mendjen për të ardhmen. Mesfushori e ka bërë zgjedhjen e tij për t’u larguar nga kuqezinjtë. Lojtari nga Bregu i Fildishtë ka zgjedhur të mos e vazhdojë më karrierën në Itali, por në një kampionat tjetër po aq të fortë.
Nga Spanja vijnë lajme të sigurta se Kessie ka gjetur një akord paraprak me Barcelonën dhe do të jetë gati për aventurën e re gjatë verës së ardhshme. Sipas tyre, Kessie është dëshirë edhe e teknikut spanjoll Xavi Hernandez që mund ta ndihmonte shumë në mesfushë.
Megjithatë, detaje të tjera nga kjo transfertë nuk bëhen të ditura. Edhe në Itali portale të njohura shkruajnë se lojtari ka një pajtim verbal me skuadrën katalanase dhe pritet që në fillimin e edicionit të ri çdo gjë të zyrtarizohet.