Këta 9 futbollistëve do të largohen nga Chelsea

09 prill 2021 | 11:15

Chelsea ishte klubi më aktiv në merkaton e verës së kaluar. Presidenti Roman Abramovich shpenzoi mbi 200 milionë paund për të sjellë në “Stamford Bridge” emra si Timo Werner, Kai Havertz apo Hakim Ziyech.

Chelsea aktualisht renditet në vend të katërt në Premierë dhe do të garojë me Porton për një biletë në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, një mision gjysmë i realizuar pas fitores së parë me  rezultatin 0-2 në Portugali.

Vera e ardhshme pritet të jetë sërish tepër aktive. Trajneri Thomas Tuchel pret përforcime, por do të ketë edhe lojtarë të larguar. “The Mirror” raporton se plot nëntë lojtarë të “Bluve të Londrës” janë me valixhe gati. Të padëshiruarit e trajnerit janë Tammy Abraham, Kepa Arrizabalaga, Emerson Palmieri, Antonio Rudiger, Fikayo Tomori (i huazuar te Milani), Jorginho dhe tre lojtarët e tjerë të huazuar: Ross Barkley, Ruben Loftus-Cheek dhe Michy Batshuayi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së djeshme, anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës…