Këta anëtarë të KP të të LDK-së votuan kundër koalicionit me AAK-në dhe Nismën
Gjashtë anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në krye me kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, e cila mban postin e nënkryetares në këtë parti, i kanë thënë jo koalicionit të mundshëm me AAK-në dhe Nismën Socialdemokrate, nëse presidenti ia jep mandatin LDK-së për formimin e Qeverisë së re.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, është ndër 6 anëtarët e KP-së së LDK-së që i ka thënë jo koalicionit të mundshëm me AAK-në dhe Nismën.
Kandidatja për kryeministër nga LDK në zgjedhjet e fundit, edhe në Kuvend kishte votuar kundër mocionit të inciuar nga partia e saj kundër Qeverisë Kurti.
Sipas burimeve të gazetës Blic, pos Vjosa Osmanit, kundër një koalicioni të mundshëm me partinë e Haradinajt e Limajt kanë votuar edhe deputetët: Haxhi Avdyli, Ardian Shala, Fatmir Rexhepi e Faton Peci
Ndërsa Lumir Abdixhiku ka abstenuar. Ai edhe kur ishte inicuar mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti, në kryesi të LDK-së kishte dalë kundër, ndërsa kishte abstenuar në votim.
Sot kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka njoftuar se 108 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm votuan për, 6 kundër dhe 10 nuk u përgjigjën fare.