Këta do të jenë deputetët e rinj të PDK-së, pas fitores së Hamzës dhe Nurës
18 tetor 2021
| 13:08
Fitorja e kandidatëve të PDK-së në komunën e Mitrovicës dhe të Skenderajt do të sjell largimin e Bedri Hamzës dhe Fadil Nures nga pozitat e deputetit në Kuvendin e Kosovës.
Ata do të zëvendësohen nga Rashit Qalaj, i cili ka marrë 9 160 vota në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit dhe Isak Shabani, i cili ka marrë 8 729 vota, shkruan “Epoka e re”.
Hamza dhe Nura kanë fituar Mitrovicën dhe Skenderajn në raundin e parë të zgjedhjeve lokale.