Këta do të jenë gjashtë deputetët e koalicionit Nisma-AKR-PD
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në Kosovë ka njoftuar se, pas ankesave të parashtruara nga subjektet politike dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit, ka marrë vendim që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës, të ardhura nga Serbia.
Zyrtarët e Nismës Socialdemokrate kanë bërë me dije se tash pas këtij vendimi koalicioni Nisma-AKR-PD do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
“Me vendimet e sotme PZAP-i ktheu ligjshmërinë dhe konfirmoi atë që vazhdimisht e kemi thënë, se me votat e ligjshme NISMA është pjesë e Kuvendit të Kosovës!”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” sekretari i përgjithshëm i Nismës Bilall Sherifi.
Nëse vendimi i PZAP-it mbetet përfundimtar dhe rinumërimi i 1 472 vendvotimeve nuk sjellë ndonjë ndryshim në rezultat, koalicioni NISMA-AKR-PD do të përfaqësohet në Kuvend me këta deputetë:
1. Fatmir Limaj
2. Behgjet Pacolli
3. Endrit Shala
4. Haxhi Shala
5. Mirlinda Sopi-Krasniqi
6. Albulena Balaj
/Epoka e re/