Këta do të jenë ministrat e LV-së, sipas Milaim Zekës
13 dhjetor 2019
| 23:21
Ish-deputeti Milaim Zeka përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka zbuluar tre emrat e ministrave që do të udhëheqin me ministritë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka thënë se deri më tash janë nda tri ministri të cilat do t’i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave.
“Deri më tani spekulohet për këta emra të ministrave nga VV-ja:
1. Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtesise
2. Arben Vitia, shendetesi
3. Besnik Bislimi, financa”, ka shkruar Zeka.