Këta ishin lojtarët më të vlerësuar të Kosovës në fitoren ndaj Lituanisë
Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore tejet të rëndësishme ndaj Lituanisë sot në Kaunas, në kuadër të Ligës së Kombeve.
‘Dardanët’ kanë shënuar një fitore në udhëtim me rezultat 2-1, për t’i rritur gjasat për një kalim të grupit nga vendi i dytë.
Edon Zhegrova e Ermal Krasniqi ishin golashënuesit e dardanëve, teksa për vendasit realizoi Golubickas.
Pas ndeshjes, ‘Sofascore’ ka zbuluar notat e lojtarëve dardanë, ku lojtari më i vlerësuar ishte golashënuesi i parë, Edon Zhegrova.
Këto ishin notat e futbollistëve kosovarë sot:
Me këtë fitore, Kosova tani renditet e dyta me pikë të barabarta me Rumaninë që ndodhet në pozitën e parë në grupin 2 të Ligës C, teksa kjo është fitorja e dytë e Kosovës, pas asaj ndaj Qipros në udhëtim 4-0.
Ndeshjen e ardhshme, Dardanët e zhvillojnë në “Fadil Vokrri”, ku e presin Qipron tre ditë më vonë.