Këta ishin ushtarët e frontit të parë të UÇK-së në Likoshan e Qirez, para rënies së komandantit Adem Jashari

05 mars 2023 | 21:48

Janë bërë 25 vjet nga fillimi i luftës në Kosovë, e cila nisi në fshatrat e Drenicës, Likoshan dhe Qirez, ku te vendi i quajtur “Te tre lisat” u zhvilluan luftimet mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave kriminale serbe.

Në luftimet e zhvilluara mbetën të vrarë disa policë serbë. Si pasojë e kësaj, forcat e armikut rrethuan të dy fshatrat ku ekzekutuan 24 civilë të pafajshëm.

Qysh në ditën e parë të luftimeve, armiku kreu masakrat ndaj civilëve.

Pas pak ditësh, më 5 mars, ushtria dhe policia serbe rrethuan familjen e Komandantit Legjendar të UÇK-së, ku familja Jashari rezistoi për 3 ditë dhe 3 net në luftimet kundër armikut.

Kryetari i OVL-UÇK-së dega në Skenderaj, Emin Lati,  ka publikuar emrat e ushtarëve që kanë qenë në frontin e parë të UÇK-së, përcjell Demokracia.com.

Lati po ashtu ka treguar detaje nga kjo betejë.

Postimi i plotë:

25 vite me parë u zhvillua beteja e Likoshanit dhe Çirezit, ku burrat që luftonin me forcat serbe të 6 lisat e Likoshanit ishin:

Musa Jashari
Rasim Kiqina (dëshmor)
Sabit Lladrovci
Beqir Meha
(Deshmor)
Xhem Kodra
Skender Xheli
Isa Ferati
Rexhep Rexhepi (deshmor)
Beqir Rexhepi (deshmor)
Sabit Geci i kishte tërhequr të plagosurit, ku mbeti i plagosur edhe vetë ai.
Zeqir Rexhepi
Jahir Hajdari

Nga ajo që unë kam parë atë ditë në ndihmë gjatë betejës së Likoshanit i kemi dalë:

Adem Jashari
Nuredin Lushtaku
Ilir Lushtaku
Sylejman Selimi
Avni Haxha
Miftar Miftari
Mujë Shabani
Emin Lati
Ismajl Topilla
Nagip Mehmeti
Murat Mehmeti
Istref Rexhepi
Adnan Rexhepi
Skender Shabani
Vehbi Shabani
Rifat Mziu
Xhafer Koca
Gani Geci

Të gjithë ne jemi takuar të këto shtëpiat që shihen në foto, gjatë kohës sa kemi dhënë ndihmën tonë në betejën e Likoshanit dhe Çirezit forcat serbe janë munduar të na pengojnë duke na sulmuar me helikopter edhe kundër sulmi nuk ka munguar nga ana jonë.
Ndërkohë,
Mujë Shabani
Gani Geci
Xhafer Koca
Avni Haxha
Rifat Mëziu
Miftar Miftari ishte ai që me mitralozin e tij i mbulonte gjatë hyrjes së tyre në vendin ku zhvillohej beteja, me urdhër të Adem Jasharit kanë arritur të futen deri të vendi i ngjarjes të i shohin nga afër viktimat që ishin vrarë nga forcat serbe si dhe kanë pasur luftime me forcat serbe.

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të rënë për lirinë e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 9 mijë zyrtarë publik këtë vit janë të obliguar…