Këta janë 11 futbollistët që bënë historinë e futbollit italian, në mesin e tyre edhe Ibra e Baggio
Milan, Inter dhe Juventus, pa diskutim janë tre klubet më të mëdha në Itali dhe ndër vite të mbroje ngjyrat e tyre ishte dhe është krenari.
Mbartin histori në vetvete dhe kanë fituar trofe të shumtë, duke rivalizuar edhe në Europë, veç garës së zakonshme në Itali.
Ka edhe nga ata që kanë provuar të luajnë me të tria këto skuadra, por nuk janë të shumtë. Një pjesë e tyre janë emra të njohur, që luajnë ende, apo që kanë luajtur deri vonë. Bëhet fjalë për 11 futbollistë, të cilët kanë luajtur me Interin, Milanin dhe Juventusin, madje edhe duke bërë histori me to. Njihuni me ta…
– LUIGI CEVENINI, sulmuesi, i cili fillimisht është aktivizuar me Milanin në sezonin 1910-11, ndërkohë që më pas kaloi tek Interi, ku aktivizua për tre sezone. 1915-1919 u rikthye te kuqezinjtë, por më pas do të luante edhe dy periudha të tjera me rivalët e Milanos: 1919-1921 dhe 1922-1927. Më pas iu bashkua Juventusit, ku qëndroi për tre sezone.
1920–21 Inter Milan – Cevenini brothers
– GIUSEPPE MEAZZA, një legjendë e Interit, si lojtar dhe më pas si trajner. Edhe stadiumi i zikaltërve mban emrin e tij. Meazza luante si sulmues dhe luajti për 13 sezone me Interin, radhazi: 1927-1940. Më pas ai “tradhtoi” dhe veshi fanellën e Milanit në dy sezonet pasardhëse, ndërkohë që pas aventurës me kuqezinjtë iu Juventusit. Në vitin 1946 u rikthye tek Interi dhe luajti sezonin e fundit.
– ENRICO CANDIANI luante si mesfushor dhe më së shumti u aktivizua tek Inter, në periudhën 1937-1946. Edhe pse luante si mesfushor, ai spikaste me numrin e lartë të golave. Me Juventusin (1946-1947) luajti një sezon dhe realizoi 15 gola. Në vitin 1949 kaloi te Milani, pas një eksperience te Pro Patria. Një sezon me kuqezinjtë dhe më pas u largua.
– ALDO SERENA, sulmues, iu bashkua Interit në vitin 1978, por nuk kishte shumë hapësira dhe u huazua te Como dhe Bari. Një sezon me zikaltrit, 1981/82, më pas në huazim te Milani. Serena u rikthyer tek Interi në vitin 1983 dhe luajti një sezon. Juventusi e bëri tijin sulmuesi në periudhën 1985-87, ndërkohë që as Interi nuk e harroi dhe e mori sërish. Karrierën e mbylli te Milani, në vitin 1993, pas dy sezoneve si kuqezi.
– ROBERTO BAGGIO, i njohur ndryshe si bishtaleci, i mahniti të gjithë kur ishte te Fiorentina dhe më pas e mori Juventus (1990-1995). Pas aventurës me bardhezinjtë, ishte Milani që e transferoi sulmuesin italian dhe e mbajti për dy sezone. Një sezon te Bologna për Baggio, i cili u rikthye në Milano, por këtë herë te Inter, ku luajti deri ne vitin 2000.
– PATRICK VIEIRA, mesfushori që bëri epoke me Arsenal, lëvizjen e parë e bëri duke kaluar nga Cannes te Milani, në vitin 1995. Nuk u përshtat dhe më pas në Londër shkëlqeu. Nëntë vite me “Topçinjtë” dhe më pas u rikthye në Itali, te Juventusi në sezonin 2005-2006. Bardhezinjtë më pas u dënuan dhe Vieira provoi të luante edhe me Interin, për katër sezone.
– EDGAR DAVIDS, mesfushori me syze, Serie A e preku në vitin 1996, kur Milani e transferoi nga Ajax. Nuk doli siç e prisnin, por më pas holandezi e gjeti veten te Juventusi, ku luajti në periudhën 1997-2004. Bardhezinjtë e huazuan për pak kohe të Barcelona dhe më pas ai veshi fanellën e Inter, skuadër me të cilin u aktivizua në 14 ndeshje.
– CHRISTIAN VIERI, sulmuesi i spikatur në Serie A, kryesisht me Interin, në vitin 1996 kaloi nga Atalanta te Juventus dhe luajti me bardhezinjtë për një sezon. Vieri më pas luajti me Atletico Madrid dhe Lazio, për t’u transferuar te Interi në vitin 1999. Gjashtë sezone me zikaltrit dhe 103 gola të shënuar. Në vitin 2005 kaloi te Milani, ekip më të cilin luajti 8 ndeshje dhe shënoi një gol.
– ANDREA PIRLO, regjisori i cili e nisi karrierën me Brescia, në vitin 1998 kaloi tek Interi. Mi zikaltrit nuk e gjeti veten, edhe pse pozicionit të tij si trekuartist. Në vitin 2001 Milani i besoi mesfushorit dhe Carlo Ancelotti e ktheu në një ndër më të mirët në rolin e tij. 10 vit me kuqezinjtë, duke fituar gjithçka. Juventusi e mori në vitin 2011 dhe gëzoi shërbimet e Pirlos për katër sezone.
–ZLATAN IBRAHIMOVIC, sulmuesi suedez, është pjesë e Milanit tani, por në Itali për herë të parë është aktivizuar me Juventusin, që e mori nga Ajax në vitin 2004 dhe për dy sezone mbrojti fanellën bardhezi. Më pas kaloi te Inter, ku u aktivizua në periudhën 2006-2009. Te Milani për herë të parë Ibra luajti në vitin 2010, kur u mor në huazim nga Barcelona dhe më pas u ble nga kuqezinjtë.
– LEONARDO BONUCCI, mbrojtësi i Juventus, ka qenë pjesë e Inter që në vitin 2005, kur zikaltrit e huazuan nga Viterbese. Debutoi me klubin nga Milano, por ata s’i besuan kurrë dhe e huazuan te Treviso dhe Pisa. Në vitin 2010 nga Bari kaloi te Juventusi, ku spikati për shtatë sezone. Një vit te Milani, 2017-201, dhe sërish te Juventusi, ku është një nga liderët e skuadrës. /VLADIMIR PRENGA – abcnews.al