Këta janë 13 kandidatët e AAK-së për kryetarë të komunave
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar emrat e 13 kandidatëve për kryetar të komunave për zgjedhjet lokale më 17 tetor.
Daut Haradinaj – Prishtinë
Ardian Gjini – Gjakovë
Rrustem Berisha – Pejë
Agron Kuçi – Junik
Ali Krasniqi – Obiliq
Bali Muharremaj – Suharekë
Bashkim Ramosaj – Deçan
Bekë Berisha – Istog
Besnik Tahiri – Podujevë
Faton Jakupi – Kamenicë
Mensut Ademi – Vushtrri
Smajl Latifi – Rahovec
Zenun Elezaj – Klinë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se sot po paraqet para qytetarëve të vendit qëllimet programore për qeverisjen në komuna.
“Ju siguroj që ne jemi fitues, nuk ka më fitues se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në Kosovë. Pse jemi fitues, sepse ne qëndruam çdo herë. Po e filloj para pluralizmit, periudhave të përpjekjeve për liri. Ne qëndruam, edhe atëherë kur plot të tjerë nuk kanë mundur, ne qëndruam, por edhe fituam, fitoj Kosova, e fituam edhe lirinë”, ka deklaruar Haradinaj.
“Ju premtojmë një jetë më të mirë dhe kryetari në komunë do të jetë i qytetarëve pa dallim partie”, ka thënë Haradinaj.