Këta janë 14 zyrtarët e MPJD-së që do të dërgohen në misionet e Kosovës nëpër botë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka nisur plotësimin e vendeve të mbetura bosh në misionet diplomatike të Kosovës nëpër botë.
Demokracia mëson se tashmë janë marrë vendimet për dërgimin e 14 zyrtarëve të parë të MPJD-së në misione të ndryshme.
Qytetet ku do të dërgohen këta zyrtar janë kryesisht në Evropë dhe rajon.
Në Slloveni do të dërgohet Elmaze Pireva, ish ushtruese e detyrës së sekretarit të përgjithshëm në këtë ministri. Në anën tjetër, Gjermania prin për nga numri i zyrtarëve qe do të dërgohen, duke nisur nga misionet në Berlin, Hamburg, Dyseldorf dhe Shtutgart.
Lista e zyrtarëve që do të dërgohen në misione:
Elmaze Pireva – Lubjanë (Slloveni)
Afrim Deliu – Munih (Gjermani)
Diana Cakolli – Bruksel (Belgjikë)
Arjeta Gallapeni – Cyrih (Zvicër)
Gulshen Bylykbashi – Lisbonë (Portugali)
Saranda Osmani – Hamburg (Gjermani)
Albulena Haziri Korça – Hamburg (Gjermani)
Mirsada Voca – Dyseldorf (Gjermani)
Blerta Ademi – Berlin (Gjermani)
Zana Mehmetaj – Bruksel (Belgjikë)
Melhin Mahmuti – Abu Dabi (Emiratet e Bashkuara Arabe)
Burim Susuri – Tiranë (Shqipëri)
Valmira Thaçi – Londër (Britani e Madhe)
Nurije Gajtani – Shtutgart (Gjermani)